Adem NimaniShfleto revistën
Poezi

‘Gjarpinjtë e gjakut’, roman që shpërndau rebelim tek lexuesit

Adem Nimani · · Gazeta Nacional

Poezi kushtuar romanit "Gjarpinjtë e gjakut" të Adem Demaçit (jo libër i Nimanit)

(Roman që për 28 vjet e shpërndau era tek lexuesit)

(Baca Adem, mbolli ide- korri UÇK)

Një ditë, në vitin ‘74

në barakën numër 2

Një libër pa kapak

Pa trokit në derë,

“e solli era’ në dhomën numër 4

Pleqtë thoshin;

Në burg është një burrë,

Vuan për atdhe

Ka hedhë farën e lirisë

fund e krye are,

Në çdo Abetare!

E kishin dënuar bashkë me romanin!

Me pranga në duar, e kishin pyetur;

Kush je ti për popullin tënd?

Që flet për flamur!

E paramendonim dritë të largët,

E donim pa parë kurrë

Ai në mesin tonë

Ishte bërë flamur

Shtohej qyteti, rritej Prishtina

Studentë, përditë e më shumë,

Vërshonin rrugë e sheshe

Valë valë si lumë

Libri pa kapak

Nuk erdhi mbështjell

Pa kapak, pa titull në faqen e parë

Dikush e solli mes nesh

Kush do ta lexoj Adem Demaçin?

Një libër, roman, novelë a tregim,

Për shumë lot në faqe!

Ishim bërë merak

Në librin pa kapak

Na dukej diçka e re,

Diçka krejt tjetër

Moti për ne

Ai libër ishte bërë

Kryevepër

Lexonim me rend

Një libër të vjetër

në heshtje, krejt pa zë,

me sy e veshë katër

Udhëtonte libri pa titull

Kapakët humbur diku

Adem Demaçi sikur thoshte;

“Nuk jam në burg”

“Jam gjithkund me ju”.

Era shpërndante librin,

Mali e ruante në gji.

Po të pyesë njeri

Kush e solli librin?

Përgjigja ishte e thjeshtë:

Era!…. Zotërinj!

Botuar për herë të parë në Gazeta Nacional, 28 gusht 2025.

Shihni origjinalin në Gazeta Nacional ↗