Edhe netëve pranë popullit të vet
Shkrim në kujtim të mjekut Agim Haliti, botuar në rubrikën „Tribuna“, faqe 11. Teksti është rishkruar nga skanimi i gazetës „BUJKU“ të datës 10 qershor 1996, në arkivin digjital të FLOSSK.
Agimi nuk është më në mesin e të gjallëve. Ai shkoi me të gjitha dëshirat dhe ambiciet. Ai shkoi për të lënë foshnja, fëmijë, të rinj, pleq e plaka pa mjekun e tyre.
Dr. Agimi nuk është më. Ai shpalosi një flet të jetës së dytë që e jetojmë në unin tonë. Secili njeri që e njohu, kur dëgjoi lajmin për vdekjen e tij tragjike, u mendua thellë dhe së pari u desh që vetes t'i shfaqë ngushëllime për Agimin e tij. Ai ishte i të gjithëve. Ishte vetë Ai Hipokrati shqiptar! Betimi për etikë mjekësore u lind më të, për ta shoqëruar deri në momentin e fundit. Dhe, prapë shtroj pyetjen: - Nuk është gjallë më Agimi? Vështirë është të besohet. Dhe, nuk besojnë ata që e njohën se më dora e tij nuk do t'i mjekojë! Nënat plaka të Drenicës qajnë për të. Se ai ishte djalë e mjek për të gjithë. Sa netët e zunë në terren duke mjekuar popullin e tij. Prandaj, qajnë zemrat e të të gjithë atyre që e njohën ose dëgjuan për të.
- E mendoje ndonjëherë vdekjen o Gimi! Po ja erdhi për të të zënë në pusi, atje thellë në zemrën e tokës, atje ku nuk mendove kurrë. Por, dihet se virtyti yt nuk vdes. Ti je gjallë Gimi!, me ne jeton. Ti nuk ke vetëm familjen tënde, ti ke plot familje, plot vëllezër e motra, ke plot djem e vajza. Do të pikëlloheshe shumë po t'i shikoje djemtë e vajzat që qajnë për ty.
Edhe nxënësit qanë për ty. Agim! Të zuri vdekja o njeri i jetës. Ti jetën e deshe dhe për të u flijove! Do të thuash në jetën tënde të tretë se nuk ke lënë asgjë, por dije se për ato pak çaste sa ishe ke lënë shumë.
Secili që mendon se është pikëlluar më shumë se tjetri, gabon! Secili ngushëlloi veten, se ai ishte i të gjithëve. E po, mos vajtoni nëna, motra e vëllezër. Gimi me pritjen e tij njerëzore nuk vdes kurrë. Ai vetëm sa ka shpalosur jetën e tij të tretë, jetën e tij të dytë nuk ia rrëfen askujt. Le të mbetet ashtu!
Botuar për herë të parë në Bujku, 10 qershor 1996.
Shihni origjinalin në Bujku ↗